Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Pas anulimit, FSHZH rishpall projektin për hotelin e nomadëve në Kodrën e Gjashtës në Sarandë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit rishpall këtë të premte procedurën me objekt “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 3 “Poli i Zhvillimit turistik në Sarandë – Faza 1” e një fond limit 371 milionë lekë apo 3.7 milionë euro.Kjo procedurë e hapur fillimisht në muajin shkurt u anulua më pas pasi autoriteti kontraktor konstatoi se dokumentet e tenderit përmbanin gabime ose mangësi të rëndësishme.Projekti në fjalë synon rikonceptimin e një zone të njohur si Kodra e Gjashtës dhe ku synohet të ndërtohet ndër të tjera një strukturë akomodimi...