Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit që shpëtoi dy turistë në liqenin e Shkodrës
Pas tre ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali. Kapiteni 52-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike, pasi shpëtoi dy turistë të huaj nga mbytja në liqenin e Shkodrës, por fatkeqësisht nuk arriti të dilte vetë në breg. Operacioni i kërkimit nisi herët në mëngjesin e së enjtes, rreth orës 05:00, dhe përfshiu forca të kërkim-shpëtimit nga policia, ushtria dhe zhytës profesionistë. Trupi i tij u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit. Si ndodhi ngjarja? 15 turistët e nisur nga Shiroka, kërkuan të shijonin me not liqenin më të madh në Ballkan...