Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Si shpesh herë në sezonet e fundit, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës vjen në një moment delikat për të dyja skuadrat. Përtej rivalitetit historik, sfida merr një rëndësi të veçantë për gjendjen sportive të dy ekipeve, që kanë nevojë për pikë dhe një fitore që mund t’u rikthejë besimin. Partizani dhe Tirana përballen me presionin e rezultateve, ndërsa statistikat e fundit ngrenë pikëpyetje për ecurinë e tyre. Të dyja skuadrat kanë regjistruar vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, një bilanc që tregon vështirësitë për të gjetur vazhdimësinë në kampionat. Një tjetër problem i përbashkët është reparti difensiv. Mbrojtjet janë kthyer në një nga pikat më të dobëta të dy rivalëve, pasi kanë pësuar respektivisht Tirana 9 dhe Partizani 10, që kanë...