Partizani sfidon Nomme Kalju, Gega: Fitojmë duke mos bërë gabimet e ndeshjes së parë!

Partizani sfidon Nomme Kalju, Gega: Fitojmë duke mos bërë gabimet e ndeshjes së parë!

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega doli në konferencë para ndeshjes ndaj Nomme Kalju në Conference League. Si ka qenë gjendja e skuadrës në prag të ndeshjes së nesërme –Gega: Përveç Kekos që duhet ta them për ne është një mungesë e madhe. Ai do të mungojë, patjetër që kemi lojtarë të tjerë të cilët do ta zëvendësojnë atë, por më vjen keq që ndeshjen e parë në europë ai u dëmtua është diçka që tashmë s’mund ta kthejmë mbrapa. Pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha e shëndetshme. Jemi stërvitur , kemi bërë  analizën e ndeshjes së parë. Sot kemi edhe seancën e fundit stërvitore. Jemi me fat sepse ndeshjen e dytë e luajmë në shtëpi, përpara tifozëve tanë shpresoj dhe besoj se do të bëjmë...