Partizani merr vendimin për vijimin e përgatitjeve, nuk ndryshon vend pasi rikthehet në Tiranë

Partizani merr vendimin për vijimin e përgatitjeve, nuk ndryshon vend pasi rikthehet në Tiranë

Partizani u rikthye dje në “Shtëpinë e Futbollit”. Të kuqtë do të vazhdojnë aty deri në sfidën e kthimit, që luhet me Kaljun për turin e parë të Ligës së Konferencës. Stafi teknik ka menduar që sot ekipi të qëndrojë pushim, për t’u rikthyer më pas të dielën me përgatitjet. “Shtëpia e Futbollit” po preferohet prej muajit korrik, pas rikthimit nga Ohri, për shkak të fushës me bar natyral që ofron. Gjatë kohës aty, ekipi nuk ka vuajtur dëmtimet në stërvitje. Kalimi i turit të parë konsiderohet objektiv
Burimi: Argjiroja.net