Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Partizani më pranë kualifikimit ndaj Kalju, Vllaznia kundër fatit përballë Daugavpilsit
Adriatik BALLA Skuadrat tona rikthehen sërish sot në fushë në kuadër të dueleve të kthimit të turit të parë eliminator për Ligën e Konferencës, ku Partizani dhe Vllaznia do të përpiqen të kualifikohen. Në ndeshjet e para të tyre shkodranët zhgënjyen pasi humbën në stadiumin e Elbasanit 0-1, kurse të kuqtë e Partizanit barazuan 1-1 me rivalët e tyre estonezë. Mbetet të shihet si do të shkojnë duelet e kthimit, por kualifikimi duket i vështirë për shkodranët e disi më i lehtë për “demat e kuq” të Partizanit. Situata dhe orari i ndeshjeve Partizani dhe Vllaznia do të luajnë këtë...