Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Partia e Lirisë: Do të rrisim buxhetin e arsimit në 5% të PBB-së
👁9232
Partia e Lirisë thotë se sistemi arsimor në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë, e cila rrezikon të ardhmen e brezave të rinj dhe zhvillimin e vendit. Zëdhënësja e PL-së, Dea Nako tha se mungesa e investimeve në infrastrukturë, largimi masiv i mësuesve të kualifikuar, politikat arsimore të paqarta dhe mungesa e mbështetjes për studentët dhe pedagogët po e shkatërrojnë cilësinë e arsimit publik. Për të Shqipëria nuk mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme pa një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë. ”Programi i koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është një program konkret dhe mëse...