Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë dënon dhunën në protesta, bën thirrje për dialog dhe mbrojtje të të miturve

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë dënon dhunën në protesta, bën thirrje për dialog dhe mbrojtje të të miturve

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u ka bërë thirrje publike të rinjve, nxënësve dhe studentëve që të distancohen nga çdo akt violent, duke këmbëngulur në ruajtjen e karakterit paqësor të protestave dhe nxitjen e dialogut konstruktiv për adresimin e kërkesave të tyre. Përmes një deklarate zyrtare, organi kombëtar përfaqësues i nxënësve nënvizoi se “Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë nuk bie dakord me asnjë akt dhune, kërcënimi apo provokimi, pavarësisht se nga kush ushtrohet”. Ndër të tjera, në mesazh i mëshohet ruajtjes së sigurisë fizike dhe të pronës publike e private, duke u bërë thirrje të rinjve “të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë e tyre apo të personave të tjerë, si dhe të shmangin ushtrimin e dhunës apo dëmtimin e institucioneve dhe pronës...