Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjet me Emiratet mes kritikash dhe kundërshtimesh
👁6082
Kuvendi i Malit të Zi i ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe. Miratimi, me kërkesë të Qeverisë së kryeministrit Milojko Spajiç, ishte i domosdoshëm që marrëveshjet, të cilat Spajiç i nënshkroi më 28 mars me zyrtarët e Emirateve – të hynin në fuqi. Marrëveshjet e kundërshtuan nga deputetët shqiptarë. Por, ato u mbështetën nga deputetët e shumicës parlamentare, Lëvizja Evropa Tani e Spajiçit, Demokracia e Re Serbe e kryetarit të parlamentit Andrija Mandiç, Demokratët...