Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë para godinës! Policia blindon zonën
Parlamenti pritet të nis në orën 17:00, ku do të zhvillohet seanca që shënon hapjen e sesionit të ri parlamentar. Por, prania e deputetëve në Kuvend pritet të shoqërohet edhe me protesta jashtë godinës. Qytetarët që prej më shumë se 100 ditësh protestojnë në shesh janë mbledhur sërish përpara Parlamentit në ditën e parë të sesionit të ri. Në kuadër të protestës së paralajmëruar, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie. Efektivë të shumtë janë vendosur në perimetrin përreth Parlamentit, ndërsa janë ngritur kordone policie në hyrjet kryesore që të çojnë drejt godinës. Sipas pamjeve të siguruara nga Vizion Plus, forcat e policisë kanë shtuar praninë edhe përgjatë “Rrugës së Elbasanit”, duke zgjeruar perimetrin e sigurisë në zonën pranë Parlamentit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv