Parlamenti Europian: Shqipëria pranë BE-së, hapa të shpejtë në negociatat e anëtarësimit, objektiv mbyllja në 2027-ën!
Një studim i porositur nga Parlamenti Europian vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi si shembuj të zgjerimit të qëndrueshëm të BE-së. Studimi i hartuar nga ekspertë të çështjeve europiane dhe ndërkombëtare, i publikuar më 11 nëntor në Komitetin e Jashtëm të PE-së, konsideron Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet pretendente kryesore, nga të cilat BE-ja mund të marrë mësime për zgjerimin me kandidatë të tjerë pasardhës. Shqipëria përmendet pozitivisht për ecurinë e shpejtë të hapjes së negociatave. Ndërsa deri në vitin 2022 vlerësohet një ngadalësim, jo vetëm teknik, por edhe politik për shkak të pengesave nga vende anëtare të BE-së, pas vitit 2022 Shqipëria ka shënuar përshpejtimin më të madh të hapjes së negociatave. 2027 përmendet si një objektiv mjaft ambicioz dhe i...
Burimi:
javanews.al