Parku fotovoltaik në Nivicë/ Banorët s’lejohen të futen Bashkinë e Sarandës, opozita bashkon votat me PS

Parku fotovoltaik në Nivicë/ Banorët s’lejohen të futen Bashkinë e Sarandës, opozita bashkon votat me PS

Banorët e Nivicës SARANDË- Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi me vota unanime dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku me panele diellore. "Pro", votuan edhe këshilltarët e opozitës, pavarësisht se jashtë ishin mbledhur dhjetra qytetarë që protestonin dhe kërkonin të ishin pjesë e mbledhjes. Edhe pse përmendin faktin se me Vendim të Këshillit të Ministrave, banorët mund të merrnin pjesë në mbledhje të tilla, sërish nuk janë lejuar brenda. Efektivë të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake i janë mbajtur larg mbledhjeve.  Edhe pse nuk u lejuan të futeshin brenda, banorët pretendojnë...