Parku Arkeologjik i Apolonisë, ndër më të vizituarit në vend

Parku Arkeologjik i Apolonisë, ndër më të vizituarit në vend

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga një ditë e zakonshme në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ku duket se vizitorët janë të shumtë në numër. PAA është nga sitet tona kulturore më të vizituara. Çdo ditë janë me qindra vizitorët vendas dhe të kombësive të ndryshme që shijojnë ato çka ofron ky park arkeologjik. Sipas statistikave, nga të huajt kryesojnë vizitorët nga Evropa Perëndimore. Apolonia është një ndër parqet arkeologjike që pret një numër relativisht të lartë vizitorësh gjatë një viti. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti në PAA...