PARISI E TIRANA NE FLAKE, MACRON VLERESON RRUGEN E SHQIPERISE, EDHE AUSTRIA NE MBESHTETJE TE TIRANES
Presidenti francez Emmanuel Macron ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në përfundim të samitit dyditor të Këshillit Evropian, disa liderë evropianë shprehën optimizëm për procesin e zgjerimit, ndërsa paralajmëruan se vonesat në integrimin e Ballkanit Perëndimor mund të sjellin pasoja për stabilitetin e rajonit. Në deklaratat pas përfundimit të samitit, Macron vuri në dukje hapat e ndërmarrë nga Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Vlerësimi i presidentit francez vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të BE-së, ku reformat dhe përmbushja e kritereve të anëtarësimit mbeten thelbësore për avancimin e vendeve aspirante. Edhe kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu optimizëm për ecurinë e zgjerimit, duke reflektuar...
Burimi:
ntv.al