Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0. Francezët fitojnë për herë të parë në histori, trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh. Parisienët ishin dominues nga fillimi, duke kërkuar me ngulm avantazhin. Dominimi i skuadrës së Luis Enrique, u shpërblye në minutën e 12-të, kur Hakimi zhbllokoi takimin. Vetëm 8 minuta më vonë, Doue dyfishoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta tregoi të njëjtën tablo. Doue kompletoi dopietën personale në minutën e 63-të, para se Kvaratskhelia të realizonte të...
Burimi: Opinion.al