Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Parcelë me 1800 fidanë kanabis, arrestohet 19-vjeçari. Në kërkim bashkëpunëtori i tij
👁11483
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Zbulimi i një parcele me 1800 fidanë kanabis sativa që po kultivoheshin në malësinë e Bulqizës ka çuar në arrestimin e të riut nga Fushë-Kruja ku në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij në krim. Policia e Dibrës bëri me dije sot, 10 qershor se finalizoi aksionin e koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. “Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në malin e...