Parashikimi i motit për sot! Kushte atmosferike të qëndrueshme, por gjatë mesditës…

Parashikimi i motit për sot! Kushte atmosferike të qëndrueshme, por gjatë mesditës…

Moti këtë të martë, do të paraqitet kryesisht i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Dita do të nisë me kthjellime, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites do të ketë vranësira të përkohshme, të cilat nuk pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme në kushtet atmosferike. Në Tiranë, temperaturat minimale gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit do të luhaten nga 13 deri në 14 gradë Celsius. Gjatë ditës temperaturat do të rriten, ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë në 26-27 gradë Celsius. Në të gjithë vendin do të vijojë moti i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do të zbresin deri në rreth 7 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare do të regjistrohen temperatura më të larta. Era...