Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, sa do të shkojnë temperaturat
Ditën e shtunë vendi ynë parashikohet me kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët, si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare në relievet kodrinore-malore të vendit. Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë 7-18m/s Ndërsa valëzimi në det do jetë i forcës 2 -4 ballë.