Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Parashikimi i motit, 4 korrik 2025
Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Në lugina dhe bregdet, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 7-10 m/s. Valëzimi i detit pritet të shënohet 1 – 2 ballë.