Paraqitjet e legjionarëve/ Rey Manaj, Mirlind Daku, Cristian Shpendi & Kevin Dodaj gjejnë rrugën e rrjetës

Paraqitjet e legjionarëve/ Rey Manaj, Mirlind Daku, Cristian Shpendi & Kevin Dodaj gjejnë rrugën e rrjetës

Një tjetër javë me gola dhe paraqitje pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet ndërkombëtare. Rey Manaj, Mirlind Daku, Cristian Shpendi dhe Kevin Dodaj gjetën rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre, ndërsa disa prej legjionarëve të Kombëtares shqiptare u aktivizuan si titullarë. Në Turqi, Rey Manaj gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Sivasporit, në transfertën ndaj Batman Petrolspor. Sulmuesi shqiptar kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 0-1 të Sivasporit, por vendasit përmbysën rezultatin në pjesën e dytë dhe sfida përfundoi 2-1. Në Rusi, Mirlind Daku shënoi golin e tij të parë me fanellën e Spartak Moskës në kampionat. Sulmuesi kuqezi, i transferuar vetëm pak javë më parë nga Rubin Kazan,...