Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj i pandalshëm, shënon dy gola dhe jep dy asiste. Gjejnë rrugën e rrjetës edhe Uzuni & Shehu

Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj i pandalshëm, shënon dy gola dhe jep dy asiste. Gjejnë rrugën e rrjetës edhe Uzuni & Shehu

Pas angazhimit me ekipin Kombëtar, futbollistët kuqezi janë kthyer në klubet e tyre, ku disa kanë bërë menjëherë diferencën me gola vendimtarë. Rey Manaj është i pandalshëm, teksa pas dygolëshit ndaj Andorrës, shënoi sërish dy herë këtë fundjavë me ekipin e tij, Sivasspor në ndeshjen kundër Adana Demirspor. Në pjesën e parë, brenda katër minutave, sulmuesi shqiptar bëri gjithçka mirë dhe shënoi dy herë. Ndërsa në fraksionin e dytë ishte vendimtar me dy asiste për shokët e skuadrës. Ndeshja përfundoi 5-1 për Sivasspor dhe Manaj u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga sajti i specializuar për statistika, Sofascore....

Burimi: Sportekspres.com