Paraqitet në SPAK për herë të dytë brenda katër muajve, kreu i ARRSH Gentian Gjyli

Paraqitet në SPAK për herë të dytë brenda katër muajve, kreu i ARRSH Gentian Gjyli

Është paraqitur për herë të dytë në SPAK, kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. Kjo është hera e dytë që ai paraqitet në ambientet e SPAK brenda katër muajve, pasi në janar dha shpjegime për rreth 2 orë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Gjyli zëvendësoi Evis Berberin në krye të ARRSH-së, i cili përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv