Parandalohet vrasja në Lezhë. 37-vjeçari kapet me armë e mjet të blinduar, do merrte hak për të vëllanë
Policia ka parandaluar një tjetër vrasje të dyshuar si hakmarrje për ekzekutimin e 40-vjeçarit I. Gj., ngjarje e ndodhur më 9 korrik 2026 në Kurbin. Në kuadër të operacionit të koduar “Argos”, është arrestuar vëllai i viktimës, 37 vjeç, i cili lëvizte me një automjet të blinduar me targa gjermane dhe ishte i armatosur me një armë zjarri automatike. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi Emanuel Gehard, alias Basha, alias Lika, 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminalë. Arrestimi u krye në Fushë Milot, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, të blinduar dhe me targa gjermane, që drejtohej nga 37-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri automatike e tipit “Skorpion”, së bashku me...
Burimi:
kohajone.com