Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parandalohen dy ngjarje kriminale në Vlorë/ Goditje me leva hekuri dhe thika, plagosen rëndë dy persona
Dy ngjarje kriminale me pasoja për jetën janë parandaluar në Vlorë. Dy persona kanë rënë në pranga në lidhje me dy ngjarjet. Sipas policisë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:30, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri, në kokë, shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja...