Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Paralajmëron shefi i ndihmave humanitare të OKB-së: 14 mijë foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve
👁10557
Shefi i Ndihmave Humanitare të OKB-së ka deklaruar për BBC se 14,000 foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve nëse nuk arrin ndihma. Tom Fletcher, nënpresidenti i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare, ka folur për programin “Today” për situatën emergjente në Gaza. “Dua të shpëtojmë sa më shumë nga këto 14,000 foshnja që mundemi në 48 orët e ardhshme,” thotë ai. Ai thekson se “duhet të mbushim Rripin e Gazës me ndihma humanitare.” “Do të jetë e vështirë, do të kemi pengesa dhe do të rrezikojmë shumë. Por nuk shoh një ide më të mirë sesa të...