Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë
Kreu i shërbimit të jashtëm gjerman të inteligjencës, Martin Jaeger, ka dhënë një nga paralajmërimet më të forta të ditëve të fundit për përshkallëzimin e tensioneve mes Gjermanisë dhe Rusisë. Në një seancë publike në Bundestag, Jaeger tha se Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të dhunshëm me Moskën, ndërsa akuzoi Rusinë për intensifikimin e një lufte hibride kundër demokracive europiane. Paralajmërimi i shefit të BND-së, shërbimit gjerman të inteligjencës së jashtme, vjen në një moment kur tensionet mes Rusisë dhe vendeve europiane janë rritur ndjeshëm. Sipas raportimit të Reuters, Jaeger deklaroi se përballja me Rusinë “ka marrë një dimension të ri dhe më të rrezikshëm”, duke theksuar se Gjermania mund të përfshihet në një konflikt të dhunshëm. “Gjermania është në rrezik të përfshihet...
Burimi:
javanews.al