No Image Available

Paralajmërohen protesta të dhunshme në fundjavë, Italia rrit gatishmërinë

Italia po përgatitet për një fundjavë të tensionuar, me protesta të planifikuara në disa qytete dhe masa të shtuara sigurie pas përplasjeve të dhunshme të javës së kaluar. Vëmendja e autoriteteve është përqendruar veçanërisht në Milano, Torino, Romë dhe zonën e Kazertës, ndërsa kontrolle dhe monitorime po zhvillohen edhe në qytete të tjera. Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, policia po shqyrton mundësinë që në Romë të organizohen grumbullime të rreme në disa sheshe, me synimin e mundshëm për të shpërndarë forcat e rendit në pika të ndryshme të kryeqytetit. Shqetësimet lidhen me protestat e planifikuara për të shtunën, 24 tetor, dhe të dielën, 25 tetor, përfshirë marshime kundër militarizimit dhe NATO-s. Në Torino pritet të marrin pjesë mijëra të rinj në një marshim kundër...