Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të largohen nga Europa nëse kontinenti nuk arrin të përballojë emigracionin. “Nëse nuk gjejnë së shpejti rrugën e duhur, nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të largohemi”, deklaroi Trump gjatë një tubimi në Kansas, ku komentoi edhe protestat në Francë. Ai kritikoi politikat e emigracionit të politikanëve të majtë, duke i akuzuar se kanë lejuar hyrjen e miliona emigrantëve nga vendet në zhvillim. “Politikanët e krahut të majtë kanë importuar miliona e miliona emigrantë nga Bota e Tretë. Ne nuk do të lejojmë që kjo t’i ndodhë vendit tonë”, u shpreh presidenti i SHBA-së. Trump tha se nuk do ta harrojë kurrë sjelljen e Europës kur SHBA kërkoi ndihmë për Iranin. “Kur kërkuam...
Burimi:
javanews.al