Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje Uashingtonit që çdo hap që lidhet me luftën në Ukrainë të koordinohet me Europën dhe Kievin. “Disa këtu në Dublin kanë frikë se mund të përsëritet skenari i Alaskës. Prandaj, dua t’ia përcjell shumë qartë mesazhin tonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës: ju lutemi, pa surpriza. Vazhdoni të veproni në kuadër të ekipit të Europës dhe ekipit të Ukrainës”, deklaroi Merz. Kancelari gjerman theksoi se në negociatat për paqen duhet të përfshihen edhe përfaqësuesit europianë. Sipas tij, një nga çështjet kryesore duhet të jetë mënyra se si do të garantohet siguria e Ukrainës pas përfundimit të luftës. Merz kundërshtoi gjithashtu kërkesën...