E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet
Tre të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë të shtunës. Aksidenti më tragjik u shënua pranë tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Përplasja e fortë mes dy automjeteve u mori jetën dy personave dhe la të plagosur pesë të tjerë. Viktima mbetën drejtuesi i njërit mjet, një 42-vjeçar, dhe një pasagjere e mjetit tjetër, ndërsa pesë të plagosur u dërguan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Viktimë mbeti një 65-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë, kur u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 19-vjeçar. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupet hetimore kanë...
Burimi:
gijotina.com