“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

Rusia ka deklaruar se Britania duhet të heqë dorë nga përdorimi i armëve bërthamore për të mbrojtur aleatët e saj evropianë, nëse dëshiron paqe në Ukrainë. Ky propozim është pjesë e një liste kërkesash të hartuara nga negociatorët rusë për bisedimet që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë. Dokumenti i politikave të Moskës kërkon që NATO të tërheqë forcat e saj nga Evropa Lindore dhe shtetet baltike, të përjashtojë Finlandën nga aleanca dhe të angazhohet që të mos dërgojë trupa në Ukrainë, kushte këto që duhet të përmbushen përpara se Vladimir Putin të marrë në konsideratë një armëpushim. Dokumenti synon t’i japë fund “furnizimit të Ukrainës me çdo lloj arme, pajisje ushtarake apo produkti ushtarak perëndimor”, duke penguar njëkohësisht vendin e shkatërruar nga lufta...