Paralajmërimi i frikshëm i trustit më të madh në botë, “JPMorgan”: S’kemi më një skenar bazë për naftën, lufta me Iranin ka kaluar çdo parashikim!
JPMorgan ka pranuar se po përballet me vështirësi për të parashikuar ecurinë e çmimeve të naftës, për shkak të pasigurisë së madhe rreth luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Banka e investimeve u ka thënë investitorëve se aktualisht nuk ka një skenar bazë për përfundimin e konfliktit dhe se “thjesht nuk dimë si ta modelojmë fundin e lojës”. Në një shënim të pazakontë për investitorët, ekipi i kërkimit të mallrave në JPMorgan tha se në fillim të konfliktit kishte supozuar se administrata e Presidentit Donald Trump do të përballej me disa “vija të kuqe ekonomike” që do ta shtynin drejt një marrëveshjeje. Banka kishte parashikuar se një marrëveshje do të mundësonte rihapjen e korridorit detar përmes Ngushticës së Hormuzit në qershor.Por zhvillimet nuk kanë...
Burimi:
javanews.al