Paracetamoli gjatë shtatzënisë dhe fëmijët hiperaktivë: A ka një lidhje?

Paracetamoli gjatë shtatzënisë dhe fëmijët hiperaktivë: A ka një lidhje?

Një studim i ri i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara ngre dyshime për një lidhje të mundshme midis përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe një rreziku më të lartë për zhvillimin e ADHD (çrregullim i vëmendjes me hiperaktivitet) te fëmijët. Marrja e ilaçeve gjatë shtatzënisë dhe gjatë periudhës së gjidhënies shpesh lidhet me shqetësime për efektet e mundshme negative te fetusi apo i porsalinduri. Edhe pse shumica e ilaçeve mund të kalojnë placentën dhe të arrijnë tek fetusi, vetëm pak prej tyre janë të lidhur me ndërlikime serioze. Paracetamoli, një nga barnat më të përdorura për dhimbje dhe temperaturë, konsiderohet i sigurt në rast përdorimi të rastësishëm ose për periudha të shkurtra. Megjithatë, përdorimi për më shumë se tri ditë duhet të vlerësohet nga mjeku....