Para për t’u futur ‘mik’ te gjykatësit, SPAK dërgon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

Para për t’u futur ‘mik’ te gjykatësit, SPAK dërgon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim avokatin Bardhi Koçi, i cili merrte para nga klientët me qëllim që të ndërhynte përmes ndikimit në zyrtarë të drejtësisë. Bashkë me të është dërguar për gjykim edhe qytetarja Pranvera Meshi, e cila kishte paguar avokatin që ai të ndikonte te një gjyqtar i Tiranës për një çështje ndaj saj. SPAK njofton se ka evidentuar 3 raste të avokatit Bardhi Koçi që tentonte të ndërhynte te gjyqtarët. Në kohën e kryerjes së veprës penale, Koçi ka qenë zyrtar i KLSH. Në rastin e parë, është ai që lidhet me të akuzuarën tjetër Pranvera Meshi. Kjo e fundit ishte në gjykim në Gjykatën e Tiranës për falsifikim të dokumenteve shëndetësore, kur...