“Paqe” në “De Kraker” në Eredivisie, megjithatë Feyenoord qëndron ende në krye (video)

“Paqe” në “De Kraker” në Eredivisie, megjithatë Feyenoord qëndron ende në krye (video)

25 Tetor 2026 16:21 Telesport Supersfida e javës së 10-të në Eredivisie mes kampionëve në fuqi të PSV-së dhe kryesuesve aktual të Feyenoord, është mbyllur në barazim 1-1. Fillimisht ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh në “Philips Stadion”, me Guus Til, i cili shënoi në minutën e 21-të, pas një aksioni të gjatë, që u finalizua me sukses nga mesfushori holandez. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për PSV-në. Në minutën e 54-të, Anis Hadj Moussa barazon shifrat 1-1, duke shënuar një gol tejet të bukur, pas një aksioni të shpejtë të lojtarëve të Feyenoord. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund, dhe “De Kraker” mbyllet në shifrat 1-1. Pas këtij barazimi, merr fund ecuria prej 5 fitoreve rresht e Feyenord, megjithatë mban ende...