Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës
Papa Leoni i 14 ka votuar me postë në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë Papa i parë që merr pjesë në një proces zgjedhor amerikan dhe, me gjasë, i pari në historinë e Kishës Katolike që voton në zgjedhje demokratike të një shteti laik. Vatikani konfirmoi të premten se Papa, i cili është shtetasi i parë amerikan që mban këtë detyrë, ka dorëzuar fletën e votimit me postë në Çikago. Në deklaratën e tij, Vatikani theksoi se Ati i Shenjtë shpreh bindjen se pjesëmarrja në proceset demokratike është njëkohësisht e drejtë dhe detyrë e qytetarëve. Michael Ëalsh (Majkell Ualsh) , historian britanik dhe autor i disa librave mbi historinë e papatit, tha për CNN se nuk ka të...
Burimi:
javanews.al