Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Papa Francesco dhe futbolli, marrëdhënia që shkonte përtej pasionit për San Lorenzo
👁7839
Në moshën 88-vjeçare është ndarë nga jeta Papa Francesco, i lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor 1936 në Flores, periferi e Buenos Airesit. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta është konfirmuar zyrtarisht nga Selia e Shenjtë. Papa Francesco do të mbahet mend jo vetëm si një figurë frymëzuese e Kishës Katolike, por edhe si Papa që dashuronte futbollin. Ai nuk e kishte fshehur kurrë pasionin e tij për këtë sport, veçanërisht për klubin e San Lorenzos, të cilit i qëndroi besnik gjithë jetën dhe që tani synon t’ia dedikojë stadiumin e ri në nder të tij. Në autobiografinë e tij...