
U shkri nga Kuvendi, kush janë 56 kandidatët për Këshillin Drejtues të RTSH! Nga fusha e artit, kinematografisë dhe medias, lista e plotë me emrat
Ndonëse afati i aplikimeve është i hapur deri në 7 mars, dje është zbardhur lista kandidaturave të ardhura deri më tani për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Janë plot 56 emra të njohur të artit, kinematografisë shqiptare dhe medias në garë për të mbushur 11 vakancat e krijuara në kryesimin e RTSH. Në tabelën përbri shkrimit, kandidatët të cilët duhet të përgatisin një platformë, të cilën do ta prezantojnë në Komisionin e Medias në një dëgjesë të posaçme për ta.
KANDIDATET
Mbizotërojnë figura e personalitete të shquara në mesin e kandidatëve që kërkojnë të jenë pjesë e këshillit drejtues të RTSH.
Emra si aktori i njohur Kastriot Çaushi, njëherazi edhe rektor i Universitetit të Arteve; aktorja Rajmonda Bulku, kompozitori Osman Mula, gazetari Artur Zonja, pedagogu Zylyftar Bregu apo edhe regjisori Robert Budina janë në garë për anëtarë të bordit drejtues të televizionit publik.
Afati për aplikimet është deri në datën 7 mars, ndërsa kandidatët do t’i nënshtrohen dëgjesave në Komisionin e Medias.
Në 13 shkurt, Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi 11 anëtarët e këshillit drejtues të RTSH për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm të televizionit dhe një sërë shkeljesh të tjera për konflikt interesi deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës, Kuvendi ka nisur procedurat për përzgjedhjen e bordit të ri.
Ishte Komisioni i Medias, ai që i kërkoi Kuvendit shkarkimin nga detyra të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues.
Paraprakisht, Komisioni i Medias zhvilloi përgjatë disa ditëve dëgjesa me anëtarët e Këshillit të RTSH, ku ata pretenduan se i kishin denoncuar vazhdimisht shkeljet në RTSH, por nuk ishin marrë parasysh.
Ndërkohë, disa ditë më parë dhanë dorëheqje dy prej anëtarëve, Gëzim Podgorica dhe Genc Përmeti.
Procedurat e shkarkimit vijnë pak ditë pas debatit në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH ku me shumicë votash u shkualifikuan 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim.
Ndërkohë pesë kandidatë të tjerë ishin shkualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit duke lënë në garë vetëm Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon.
Gjatë këtij procesi përzgjedhje që duhej të ishte me votë të fshehtë u zbulua se anëtari Mevlan Shanaj kishte votuar nga Vietnami. Ai kërkoi që të vijonte punë.
KANDIDATËT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT DREJTUES TË RTSH-SË:
1. Agim Bajko2. Alfons Zenelaj3. Alket Braho4. Anna Kove5. Arben Muça6. Arben Derhemi7. Arben Lami8. Arian Syknej9. Arjan Çuliqi10. Artan Reçi11. Artan Maku12. Artur Zonja13. Bardhyl Sejdarasi14. Besnik Bisha15. Belioza Çoku16. Blerti Delija17. Drita Avdyli18. Durim Neziri19. Edmond Zhulali20. Elton Kadisi21. Erion Prendi22. Erjona Kakeli23. Ermal Mulosmani24. Enio Civici25. Floriana Paskali26. Genc Tomço27. Harilla Koçi28. Henri Muça29. Hysni Gurra30. Irena Myzeqari31. Jonid Jorgji32. Kastriot Çaushi33. Kristo Thoma34. Kristaq Pilo35. Kleart Duraj36. Klaudio Pulaha37. Laureta Roshi38. Merita Fanku39. Olimpjon Shurdi40. Olsi Abazi41. Osman Mula42. Pano Xhixho43. Petrit Beci44. Rafaela Marteta45. Raimond Cimbi46. Rajmonda Bulku47. Rita Gjeka Kacarosi48. Robert Budina49. Rozeta Feri50. Saimir Bakalli51. Sokol Gjoshi52. Valbona Lasku53. Xhelil Aliu54. Ylljet Aliçka55. Zamir Kokonozi56. Zylyftar Bregu
/Gazeta Panorama
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi