Mbyllja e TikTok/ Berisha u bëri thirrje nxënësve të bojkotojnë mësimin, Rama: Apeli i bufit të kënetës duhet të marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje e rrezikshme

Mbyllja e TikTok/ Berisha u bëri thirrje nxënësve të bojkotojnë mësimin, Rama: Apeli i bufit të kënetës duhet të marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje e rrezikshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjeve të Sali Berishës, për bojkotimin e mësimit dhe pjesëmarrjes në protestën e 15 marsit,  pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.

Rama tha se “apeli i bufit të kënetës që mos shkojnë në shkollë apo që ti bashkohen bashkë me prindërit në protestës armatës së tij, duhet të marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje e rrezikshme”.
“Apeli i bufit të kënetës që mos shkojnë në shkollë apo që ti bashkohen bashkë me prindërit në protestës armatës së tij, duhet të marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje e rrezikshme, çka të bën për të qeshur kur sheh karavidhet e Shqipërisë madhështore, por nuk është më për të qeshur kur shkon deri te fëmijët dhe i përfshin edhe ata në shënjestrën e kënetës së paskrupullt”, tha kryeministri.
Ndër të tjera bëri me dije se mbyllja e aksesit në këtë platformën s’ka të bëjë me lirinë  e fjalës dhe zgjedhjet.
“Është një mbyllje që uroj të jetë e përkohshme dhe do të zgjasë për aq kohë sa kompania plan bindës sigurie dhe mbështetje për prindërit në edukimin e fëmijëve”, theksoi kreu i qeverisë.
Rama: Bufi i kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e tiktok për të mos shkuar në shkollë, dhe u kërkon prindërve të bashkohen me fëmijët, kundër mësimit, dhe të dalin në shesh për Tiktokut. Kjo është këneta jonë opozitare dhe filozofia e saj. Kjo ka qenë dhe do të jetë derisa të ketë bufin që vigjiloz nga ballkoni me të gjithë gjindjen poshtë në kënetë, duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë politikë e në insekte mediatike që kafshojnë e pickojnë duke helmuar papushim çorbën e debatit politik e mediatik shqiptar.
95% e prindërve dhe mësuesve të pyetur gjatë këshillimit na thanë mbyllni TikTok një orë e më parë, madje ata na kërkuan edhe më shumë sesa kaq. Ndërkohë që ne u futëm edhe në një dialog konstruktiv me kompaninë TikTok dhe presim prej saj planin e sigurisë së shtuar, gjë të cilën kompania ka thënë se do ta bëjë dhe do të na e vërë në dispozicion brenda pak muajsh
Arsyeja pse vendimi u mor vetëm javën e shkuar, ka të bëjë vetëm me kapacitetet teknike për ta mbyllur, të cilat kanë kërkuar kohën e tyre që të ndërtohen dhe ti kemi në dispozicion
S’ka të bëjë me lirinë  e fjalës dhe zgjedhjet dhe është një mbyllje që uroj të jetë e përkohshme dhe do të zgjasë për aq kohë sa kompania plan bindës sigurie dhe mbështetje për prindërit në edukimin e fëmijëve.
Nga ana tjetër, apeli i bufit të kënetës që mos shkojnë në shkollë apo që ti bashkohen bashkë me prindërit në protestës armatës së tij, duhet të marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje e rrezikshme, çka të bën për të qeshur kur sheh karavidhet e Shqipërisë madhështore, por nuk është më për të qeshur kur shkon deri te fëmijët dhe i përfshin edhe ata në shënjestrën e kënetës së paskrupullt.
Edhe një gjë për ata që më thonë “a je trembur, ke filluar të merresh me bufin se nuk e zije me gojë prej kohësh’. Por kjo nuk është punë trimërie dhe as punë frike, se nuk është luftë për jeta a vdekje. Por është punë ardhmëria apo fikje, për Shqipërinë.
Shqipëria nuk mund të hyjë fare në diskutime nëse do të bëhet njësh më ne për ti futur fëmijët njëherë e mirë në Europë, apo me bufin e TikTok e kënetës për t’i zhytur sërish aty, si gjithmonë, në gropë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente