Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Dhuratë nga populli turk për motrat e vëllezërit myslimanë në Shqipëri
👁1843
Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se xhamia e Namazgjasë është dhuratë e popullit turk për motrat e vëllezërit myslimanë në Shqipëri.Presidenti turk theksoi se së bashku me kryeministrin Rama do të hapin dot xhaminë e Namazgjasë, që është më e madhja në Ballkan.
Ai theksoi se xhamia do të jetë një vend adhurimi ku do të mbizotërojë paqja.
Erdogan: Përsëri sot me mikun tim të dashur Ramën do të hapim xhaminë e Namazgjasë, e cila është dhuratë e popullit turk për motrat e vëllezërit myslimanë në Shqipëri.
Falënderoj të gjitha ata që kontribuuan në këtë proces, do të jetë një vend adhurimi ku do të mbizotëroja paqja, me këto mendime dua të falënderoj miqtë tanë veçanërisht për Ramën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi