Festa e 28 Nëntorit, Berisha uron shqiptarët: Ismail Bej Vlora po të zgjohej sot, s’do të njihte asgjë nga Shqipëria ku shpalli Pavarësinë

Festa e 28 Nëntorit, Berisha uron shqiptarët: Ismail Bej Vlora po të zgjohej sot, s’do të njihte asgjë nga Shqipëria ku shpalli Pavarësinë

Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka uruar shqiptarëve 28 Nëntorin, teksa shprehet se kjo është data e lindjes së Shqipërisë moderne.

Berisha u shpreh se në këtë datë “Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndërrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skëndërbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar”.
Por, kreu i PD-së shtoi se “Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë”. 
Sali Berisha: Sot unë kam një urim nga zemra për të gjithë qytetarët e Vlorës, për të gjithë shqiptarët, Gëzuar festën e Festave, datën e lindjes, datën e re të lindjes së Shqipërisë moderne, ditën e Pavarësisë.
Një ditë kjo në të cilën Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndërrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skëndërbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar. Të dashur miq!
Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë. Shqipëria është vite e vite drite larg. Por nëqoftëse në rrafshin material, fizik, ndryshimet janë vite drite larg, përsëri për fatin jo të mirë, ngjashmëritë janë të pashmangshme. Pas shpalljes së Pavarësisë, vrapuan të ja merrnin pavarësinë Shqipërisë.
Përzunë nga vendi babain e pavarësisë. Firmosën traktate për zhdukjen e saj. Shqiptarët krijuan principata në shërbim të të huajve.
Hodhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për të përzënë Ismail Qemalin dhe kundra tij.
Natyrisht kjo histori nuk mund të përsëritet kurrë në këtë formë, por e vërteta është se njëlloj si ata që u prinë ushtrive serbe në atë kohë, sot në Tiranë qeveris një shqipfolës, që zbaton në këtë vend pas 112 vitesh pavarësi, zbaton pikë për pikë politikën Çubrilloviçit dhe ka përzënë nga Shqipëria në 10 vite, më shumë shqiptarë se çdo pushtim tjetër deri sot.
Vendin e pasurive më përrallore, më mahnitëse e shndërroi në vendin e kanabisit, vendin e drogës. Shtetin ligjor e zëvendësoi me narkoshtetin.
Rikthej arrestimet, burgjet politike dhe përvetësimin e papërmbajtur masiv të pasurive publike, zhyti shqiptarët në mjerin progresiv. I vetmi popull në rajon dhe Europë, në të cili varfëria u rrit nga viti në vit.
Në këtë kontekst në këtë kuadër, PD si forcë politike që përmbysi komunizmin, ishte para alternativës, të jesh apo të mos jesh. Të jesh do të thotë të merrte përsipër misionin e përmbysjes së re. Një diktaturë në të cilën i tërë pushteti ndodhet në duart e padrinos, në të cilin krimi dhe shteti janë një sipërmarrje e përbashkët, siç shifet çdo ditë.
Alternativa tjetër do të ishte zhdukja e saj. Por misioni i saj ishte i vështirë. Shumë i vështirë, megjithatë, demokratët u ngritën. U ngritën, e them këtu në kushtet më të jashtëzakonshme.
Sepse këtij kuadri real, për ti dhënë një ‘kolpo di gracia’, për ti dhënë goditjen e mëshirës, demokracisë në Shqipëri, mafia shqiptaro-amerikane, pasi i kishte dhënë drejtësinë Edi Ramës, vendosi ti japë dhe opozitën.
Vendosi ti japë opozitën dhe të fshijë nga analet partinë që përmbysi diktarurën, partinë që u ngrit mbi vlerat e kombit shqiptar, mbi traditën, dinjitetin, atdhetarinë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi