Debat në Kuvend/ Noka: T’ju thuash juve hajdutë nuk është fyerje! Spiropali: Mos i qani hallin kalorësit që i varen këmbët
Seanca plenare u shoqërua me debate këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë interpelancës me ministren e Arsimit dhe Sportit, demokratja Ina Zhupa e cilësoi atë “hajdute”.
Lidhur me keto akuza, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bëri thirrje që opozita të mos përdorë fjalor fyes ne Kuvend.
Kaq u desh që demokrati Flamur Noka të revoltohet dhe të thotë që fjala “hajdut nuk është fyerje, por gjysma e së vërtetës për mazhorancën”.
Nga ana e saj Spiropali iu përgjigj duke i e paralajmëruar se do t’i ndërpresë fjalën nëse vazhdon me fyerjet.
Pjesë nga debati
Noka: Në rast se deputetja drejton gishtin për abuzime vjedhje për arsim, për shëndetësinë që është vetëm e vjedhur kjo nuk do të thotë që po thyen etikën. Etikën e ka thyer edhe vetë kryeministri. T’ju thuash juve hajdut nuk është fyerje, është gjysma e së vërtetës.
Spiropali: Mos ngatërroni telashet tuaja te brendshme me tonat. Mbylleni mikrofonin, nuk është procedurë. Do t’ju jap masën e heqjes së fjalës. Mos i qani hallin kalorësit që i varen këmbët. Do t’ju hiqet e drejta e fjalës për fyerje. Uluni në vend, nuk e keni fjalën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi