Panik tek ”Qyteti Studenti”, thyen xhamat tek godina e vajzave nga persona të paidentifikuar
Një incident shqetësues është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në Qytetin Studenti, në Tiranë, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar xhamat e një godine konvikti, ku qëndrojnë vajzat. Sipas denoncimit të rrjete sociale, personat janë shfaqur papritur dhe kanë nisur të godasin xhamat me sende të forta. ”Erdhën papritur, nuk janë protestues. Ata thyen xhamat dhe më pas u dëgjuan ulërima”. Ngjarja ka shkaktuar panik te studentët rezidentë, të cilët janë gjendur të papërgatitur përballë situatës. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihen identitetet e personave të përfshirë apo motivet që i kanë shtyrë të kryejnë këtë veprim. Ngjarja ngre pikëpyetje për sigurinë në ambientet e konvikteve, në...
Burimi:
kohajone.com