Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë! Shqiptari tenton të hapë derën e avionit
👁14108
Një person raportohet se ka tentuar të hapë derën e aeroplanit në fluturimin Gjenevë- Prishtinë. Siç shihet edhe në foto, pasagjerët kanë reaguar menjëherë, duke u munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin. Gjithashtu disa persona e kanë rrethur të riun, ndërsa dy djem të tjerë për ta neutralizuar e kanë mbajtur me forcë. Nuk është e qartë nëse avioni ka qenë në fluturim dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente në ndonjë shtet tjetër, apo gjithçka ka ndodhur në pistën e aeroportit të Gjenevës.