“Pandora” godet grupin kriminal shqiptaro-gjerman, 365 mijë euro dëm me mashtrime përmes call-center

“Pandora” godet grupin kriminal shqiptaro-gjerman, 365 mijë euro dëm me mashtrime përmes call-center

Konferenca TIRANË- Një grup kriminal është shkatërruar në kuadër të një operacioni të zhvilluar mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoriteteve gjermane. Objekti i këtij grupi ishte mashtrimi kompjuterik përmes një call center-i që ishte ngritur në Tiranë. Në total kanë rënë në prangapesë persona, tre janë vendosur në arrest shtëpi dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Deri më tani është përllogaritur një dëm prej 365 mijë eurosh. Në ambientet e call-center-it janë gjetur prova materiale të shumta, për të cilat ende nuk janë zbardhur detaje./ZËRI/