Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për pesë shtetas
Eneid Nakuçi: U mbyll faza e hetimit në aksionin ‘Pandora’ për call center-at. Hetimi ka nisur në 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme në Gjermani. Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe humbjet nga Forex. Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova. Gjermanët dërguan prova materiale, që çuan në dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal, jo vetëm të huaj. Ne 28 korrik gjykata ka caktuar arrest me burg për pesë shtetas. Top Channel