Panairi i Librit Shqip në Preshevë, Fillim i një tradite të përvitshme

Panairi i Librit Shqip në Preshevë, Fillim i një tradite të përvitshme

Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u çel me ceremoninë e tij solemne Panairi i Parë i Librit Shqip, një ngjarje që cilësohet si historike për kulturën dhe identitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë e kësaj nisme si një hap i madh drejt promovimit të librit dhe gjuhës shqipe në qytet. “Presheva flet – përmes librit!”, shkruan Sinani, duke vënë në dukje se ky panair është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë...
Burimi: Diasporashqiptare.al