Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Panairi i librit “Prishtina 2025”, Alda Bardhyli: T’a mbrojmë librin, të promovojmë leximin
👁8367
Panairi mbarëkombëtar i librit “Prishtina 2025” u çel nën praninë e personaliteteve të fushës së librit dhe kulturës. Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri” çeli siparin edicioni i 25-të i këtij panairi në Prishtinë, ku në këtë ngjarje marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Hapjen e panairit e përshëndeti edhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli. Ajo tha se në një kohë kur informacioni është kudo, por e vërteta shpesh është e mjegulluar, libri mbetet busulla që na ndihmon të gjejmë drejtimin e duhur në rrugën tonë intelektuale dhe...