Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PAMJET: IKMT nuk ndalet, “shkul” kafenetë rreth stadiumit “Air Albania”
Lirimi i hapësirave publike është bërë tashmë kryetema e pushteteve vendore në vend, teksa IKMT-të kanë ndërmarrë aksione për vënien në funksion të dikurshëm të këtyre hapësirave. Kështu ka ndodhur dhe tek ambientet e jashtme të stadiumit Air Albania, e cila është rrethuar nga lokale dhe restorante që kanë zaptuar një pjesë të mirë të hapësirës publike. Në këtë zonë, ndodhet IKMT-ja, por dhe policia, e po punohet për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset e stadiumit.