PAMJET E RËNDA- Liqeni Artificial “i sëmurë”, Raporti i KLSH: 10 mln lekë për pastrim, por liqeni në mëshirë të fatit

PAMJET E RËNDA- Liqeni Artificial “i sëmurë”, Raporti i KLSH: 10 mln lekë për pastrim, por liqeni në mëshirë të fatit

pamjet nga liqeni TIRANË-Tufa peshqish të ngordhur kanë dalë në sipërfaqe të brigjeve të liqenit artificial të Tiranës. Nga një vëzhgim i Top Channel, por edhe nga analizat e kryera nga Agjencia e Mjedisit të konstatuara nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton se në trupin ujor të liqenit ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara. Pavarësisht situatës kritike mjedisore raporti evidenton se Bashkia e Tiranës dhe institucionet e saj të varësisë nuk kanë marrë asnjë hap konkret për identifikimin e ndotësve, për të vlerësuar nëse ka edhe subjekte që disponojnë leje mjedisore, për të vijuar më tej me marrjen e masave për ndaljen e shkarkimit. Mungesa e koordinimit institucional përvec korrespondencës shkresore, pritet të përkeqësojë situatën ekologjike. Në konsultimin me...